Kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz për udhëheqjen e tij, me rastin e Kongresin të Partisë Social Demokrate që po zhvillohet në Berlin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve në Berlin.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit.
“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, ju falënderoj sinqerisht kancelar Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në platformën X.
On the occasion of the SPD Congress in Berlin, I sincerely thank @Bundeskanzler Olaf Scholz for his leadership? The rejuvenated Berlin Process is just one of many successes of our friends and allies in Berlin. Albania will remain deeply committed to this process as the principal…
— Edi Rama (@ediramaal) December 9, 2023