Sulmuesi polak, Robert Lewandowski beson se ai ende mund të luajë futboll edhe për tre ose katër vitet e ardhshme.
Kjo do të thotë se sulmuesi i Barcelonës synon të dalë në pension pak para se të mbushë moshën 40 vjeçare.
“Unë nuk mendoj për atë që kam fituar tashmë ose atë që kam bërë tashmë. Unë ende e kam atë ndejsi dhe atë pasion brenda meje. Mendoj se mund të luaj futboll edhe për tre apo katër vite, sepse fizikisht ndihem shumë mirë”, tha Lewandowski ./h.ll/abcnews.al