21 Janari, Balla: Hetimi i kësaj çështjeje është prioritare. Koha kur policia nuk respektonte vendimin e gjykatës dhe prokurorisë ka mbaruar

schedule15:24 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 15:24 - 8 Dhjetor, 2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin, tanimë hetimi i kësaj çështje është prioritare, edhe nga ana e policisë.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Balla u shpreh se koha kur policia nuk respektonte vendimin e gjykatës dhe prokurorisë ka mbaruar.

Ndër të tjera, Balla deklaroi se vijon goditja e grupeve kriminale, teksa shtoi se është ulur numri i vrasje.

Ndërkaq, të paktën 323 punonjës policisë janë arrestuar apo proceduar në kuadër të vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.

“Ky Kongres erdhi në momentin e duhur për të bërë një bilanc. Sot, mund ta themi të gjithë dhe me krenari se Shqipërisë sonë i është pastruar përfudimisht imazhi i nxirë nga e shkuara e rëndë. Siguria publike, natyrushëm do të vazhdojë të mbetet një nga sfdat kryesore. Vitin e ardhëm do të kemi Forcën Kombëtare të Sigurisë. Përdorimi i teknologjisë ka sjellë një përmirësim të indikatorëve në rrugët e Shqipërisë. Numri i aksidenteve është përgjysmuar. Viti 2023 do vazhdojë të ketë tendencë zbritjeje. Në analizë nuk përfshihet rritja e numrit të automjeteve me targa të huaja. Këtë verë u përballëm edhe me rritje të frikshme të numrit të zjarreve. Do të ndjek personalisht proceset gjyqësore në ngarkim në 101 shtetasve të akuzuar apo proceduar për zjarrvënie. Kërkoj dënim ekzemplar për këto.

Në territorin e kësaj republike, nuk do të ketë që mbi ligjin të jenë të fortët. Lufta kundër krimit të organizuar dhe krijimi i sigurisë publike mbeten sfidat kryesore. Goditjet ndaj grupeve kriminale do të intensifikohen. Po çmontohen grupe të përfshira në ngjarje të rënda.

Falë vendimit të Gjykatës të Straburgut, edhe hetimi i  21 janarit është detyrë prioritare për policinë. Koha kur policia nuk respektonte vendimin e gjykatës dhe prokurorisë ka mbaruar.

Ka rënie të numrit të vrasjeve gjatë këtij viti. 2023 është vit historik për rendin dhe sigurinë. Luta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike po vijon çdo ditë. “Tempulli” ka goditur 24 grupe krimnale, ka vendosur para drejtësisë 495 persona. Operacioni “Sundimi i ligjit” po jep rezultate, para drejtësisë janë vendosur 302 persona. Janë asgjesuar 180 mijë bimë kanabis në javët e fundit. Detyra e policisë është të parandalojë. Policia ka parandaluar 45 ngjarje kriminale. Policia e Shtetit po fiton besim jo vetëm nga pubiku, por edhe nga agjencitë e vendeve partnere.

Deri më tani janë 323 poolicë të arrestuar apo të proceduar në kuadër të vetëpasatrimit të Policisë së Shtetit. E ardhmja nuk do të ketë krahasim me të sotmen. Kam besimin se së bashku do t’ia dalim”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!