“Do të rikthehemi të buzëqeshim”, Neymar reagon pas rënies së Santos nga kategoria

schedule17:20 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 17:20 - 7 Dhjetor, 2023

Padyshim është një nga ekipet, që ka shkruar historinë në futbollin brazilian. Bëhet fjalë për skuadrën e Santos, e cila për herë të parë, në historinë 111-vjeçar të klubet do të luajë në Kategorinë e Dytë profesioniste, në Brazil, duke zhgënjyer jo pak tifozët e një prej klubeve, më të mëdha në Amerikën e Jugut.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në rrugët e Sao Paolos kanë shpërthyer trazirat, me tifozët e Santos, që kanë djegur makina e kanë shkatërruar çfarë u ka dalë përpara, duke i kthyer në “ferr”, rrugët e qytetit.

Përveç tifozëve, shumë keq rënien e klubit në kategorinë e dytë të futbollit, në Brazil e ka përjetuar edhe “fantazisti”, Neymar, i cili me anë të një reagimi, në profilin e tij zyrtar, pavarësisht dhimbjes së madhe, beson se ditë të mirë do të vijnë dhe “bardhezinjtë” do të rikthehen aty ku e kanë vendin.

“Do të rikthehemi të buzëqeshim”, thekson 31-vjeçari në lidhje me dështimin e ish-klubit të tij, 111-vjeçar, që për herë të parë në histori nuk do të jetë mes më të mirëve në elitën e futbollit brazilian.

Ndërkaq, kujtojmë se përgjatë gjithë historisë, klubi i Santos ka fituar 22 tituj kampionë Paulista dhe 3 Kupa Libertadores, po aq sa Palmeiras, Sao Paulo, Gremio dhe Flamengo, klube të tjera “legjendare”, në Brazil. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!