Tottenham duket se do të jetë aktiv në merkaton e janarit, sipas raportimeve të fundit. “Spurs”-at po monitorojnë mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes. Tottenham iu rikthye këtë verë merkatos dhe vendosi një rekord të ri në blerjen e Ndombele.
Gjithashtu londinezët transferuan edhe Giovani Lo Celso. Blerjet akoma nuk janë ambientuar siç duhet me skuadrën, prandaj Tottenhami po mendon t’i bëjë një rifreskim sulmit.
Sipas “A Bola” në Portugali, drejtuesit e klubit të Premier League janë të interesuar për Fernandesin, i cili u përfol për një transferim në merkaton e verës. Në fund ai qëndroi në Lisbonë, por nuk do të vonoje transferimi i tij.
Futbollisti 25-vjeçar po shënon me shifra të frikshme. Këtë sezon ka realizuar katër gola në 6 ndeshje të kampionatit, kurse një vit më parë arriti të realizonte 20 gola. Për të interesohen disa klube, mes tyre edhe Manchester City e Real Madrid. /abcnews.al