Erdogan ka mbërritur në Greqi, ku është takuar fillimisht me presidenten greke Katerina Sakellaropoulou. Në një deklaratë të shkurtër, ai tha se priste që ky takim të shërbente si fillimi i një epoke në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Besoj se ky samit do të jetë fillimi i një epoke të re në marrëdhëniet Greqi-Turqi. Ministrat e dy vendeve do të kenë takime konstruktive. Ne do të diskutojmë se çfarë hapash mund të ndërmarrim për të gjitha çështjet.
Janë bërë përgatitjet nga ministrat. Besoj se do të jetë më mirë për të ardhmen e të dyja palëve të bisedojnë duke e parë gotën gjysmë të mbushur”, tha Erdogan.
Nga ata tjetër, presidentja greke tha se sot më shumë se kurrë të dy vendet duhet të punojnë së bashku.
“Karakteristikë e përbashkët e popujve tanë është njerëzimi, siç u pa në fatkeqësitë e fundit dhe ky konstatim është një bazë e fortë për krijimin e një klime për të shmangur tensionet në marrëdhëniet tona.
Është më e nevojshme se kurrë që Greqia dhe Turqia të punojnë së bashku për paqen dhe sigurinë”, theksoi ajo.
/abcnews.al