Studio daneze, “në Vjosë”/ Alma Hoxha: Stacion informimi edhe në Përmet, prioriteti ynë mbetet turizmi

schedule18:28 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 18:28 - 6 Dhjetor, 2023

Kryetarja e bashkisë së Përmetit në një intervistë në “Special Report” në ABC foli për turizmin, duke theksuar se gjatë këtij viti janë regjistruar rreth 100 mijë turistë.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Alma Hoxha vuri thekson tek rëndësia për të pasur turistë gjatë gjithë vitit, ndërsa shtoi se po punohet edhe në këtë aspekt, por edhe për të sjellë në Përmet turistë elitarë.

“Shpallja e Lumit Vjosa park kombëtar do ti shërbejë edhe Përmetit. Do të jetë në të mirë të të gjithë banorëve që jetojnë buzë Vjosës. Fokusi i Bashkisë sonë është turizmi dhe ky vit ishte shumë i mbarë për Përmetin. U regjistruan rreth 100 mijë turistë. Përsëri fokusi ynë do të jetë turizmi dhe synojmë ta kthejmë Përmetin në një vend me turizëm për të gjithë vitin. Ka pasur një vëmendje të shtuar të qeverisë dhe pushtetit vendor ndaj Përmetit. Të gjithë jemi bërë bashkë për t’i dhënë një shtysë akoma edhe më shumë turizmit. Drejt turizmit të luksit shkohet duke u bërë të gjithë bashkë dhe duke vlerësuar gjithçka që natyra e ka falur Përmetit. Sfidë e vitit tjetër mbetet që Përmeti jo vetëm të shtojë numrin e vizitorëve, por të ofrojë edhe zona të tjera, vende që duke rritur ofertën turistike do të sjellë një turizëm të qëndrueshëm dhe elitar. Ka ardhur momenti të punojmë të gjithë bashkë”, ka thënë ndër të tjera Alma Hoxha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!