Turqit që bëjnë jahte/ Ndodhen prej vitesh në Vlorë: Gjetëm çfarë kërkonim

schedule15:42 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 15:42 - 6 Dhjetor, 2023

Mevluti të pret i buzëqeshur dhe me përshëndetje në gjuhën e tij.

Është nga Turqia por prej disa muajsh jeton e punon në Vlorë.

Bashkë me Kamilin dhe Xhemalin ndërtojnë jahte dhe anije turistike.

Të tre janë nga Marmaris, një qytet bregdetar në Turqi, jo pak i ngjashëm me Vlorën.

Në Shqipëri janë gjendur mirë jo vetëm për shkak të kësaj ngjashmërie por edhe për afërsinë me shtetin e tyre e pagesat e mira.

Kamili erdhi ne Vlore 6 vite me pare. Per te qyteti dhe gjithe Shqiperia kane ndryshuar shumë.

Xhemali tregon se kanë ndërtuar anije peshkimi, turistike si dhe jahte. Projekte te tjera kane ne plan.

Te tre kanë ndërmend të qëndrojnë më gjatë në Vlorë dhe me kalimin e kohes presin te marrin aty edhe familjaret e tyre.

Vitet e fundit, qyteti bregdetar po lakohet tepër nga të huajt jo vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar e ngritur sipërmarrje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!