Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka rënë në prangat e policisë një 33-vjeçar në Vlorë. Mësohet se në muajin qershor, ai ka kundërshtuar forcat e policisë në ambientet e spitalit të Vlorës.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.
Kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i akuzuar për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
33 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, pasi në muajin qershor, në ambientet e spitalit të Vlorës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë./abcnews.al