Ish-Presidenti i Perusë Fujimori i kërkon falje publike kombit

schedule12:13 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 12:13 - 27 Dhjetor, 2017

Dy ditë pasi iu fal dënimi, ish presidenti i Perusë Alberto Fuxhimori i ka kërkuar falje publike kombit të tij për gabimet e bëra në vitet ’90 kur mbante postin e kreut të shtetit.

Ish presidenti i Perusë Fuxhimori i ka këkruar falje publike kombit të tij për gabimet e bëra gjatë viteve ’90, dy ditë pasi iu fal dënimi nga ana Presidentit. Tashmë ai mund të dalë nga burgu pas ka kryer gjysmën e dënimit prej 25 vitesh burg, pasi u shpall fajtor për shkeljen e të dretave të njeriut.

Fuxhimori, 79 vjeç, ishte në pushtet nga 1990 në 2000. Ai dha mesazhin e tij me anë të një regjistrimi në spitalin ku ndodhet në kryeqytetin Lima.Ai shprehej ndër të tjera se ishte i vetëdijshëm që rezultatet e qeverisjes së tij ishin mirëpritur nga një pjesë dhe pse pranoi se mund të kishte zhgënjyer bashkombasit e tij. Pikërisht këtyre të fundit ai i kërkoi falje me gjithë zemër.

Ish presidenti nuk kishte kërkuar asnjëherë falje duke këmbëngulur se ishte i pafajshëm. Ai u shpall fajtor për vrasjen e 25 personave gjatë një fushate shtypëse kundër organizatës së të majtës në vend./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!