Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka folur sërish për marrëveshjen e firmosur me Shqipërinë për emigrantët. Për mediat vendase, ajo e përcaktoi marrëveshjen si novatore dhe të dobishme.
Kryeministrja italiane tha se nuk e di përse forcat e majta po e kontestojnë marrëveshjen me Shqipërinë, marrëveshje e cila sipas Melonit është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
“Dje Këshilli i Ministrave ratifikoi marrëveshjen, e cila është inovative dhe ecën në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Është e nevojshme të menaxhohet dhe dekongjesohet burokracia e lidhur me emigracionin e paligjshëm. Marrëveshja për imigracionin me Shqipërinë mund të përfaqësojë edhe një precedent nëse arrijmë ta bëjmë të funksionojë mirë.
Partia Demokratike u përpoq të largonte Edi Ramën e gjorë që është socialist nga PSE vetëm sepse të ndihmosh Italinë nuk është e majtë. Nuk e di pse e konteston kështu e majta, ndoshta sepse besojnë se nuk mund ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë në një realitet edhe pse jemi përballur me flukse të papara”, tha Meloni.
Kujtojmë që Këshilli i Ministrave në Itali miratoi një ditë më parë marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët, që u firmos nga Kryeministrat Meloni dhe Rama më 6 Nëntor./abcnews.al