Nikulaj u ndoq nga vrasësit/ Makina e autorëve doli nga Fushë Kruja, ndoqi viktimën mbi 2 orë para vrasjes

schedule15:21 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 15:21 - 5 Dhjetor, 2023

Entjan Nikulaj, u ndoq për më shumë se 2 orë nëpër qytetin e Lezhës, nga vrasësit e tij  pasditen e të shtunës, që lëviznin me një BMW të vjedhur.

AbcNews, mëson se automjeti tip BMW, ka dalë nga zona e Fushë Krujës dhe është nisur në drejtim të Lezhës, ndërsa ndjekjen e objektivit Entjan Nikulaj, nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se e kanë nisur rreth orës 18 e 30 minuta të datës, 2 dhjetor.

Grupi hetimor, ka dyshime të forta që autorët janë ndihmuar nga disa persona të tjerë të cilët kishin rolin e vëzhguesve, pasi nga hapja e kamerave rezulton se BMË, me të cilën lëviznin mbante gjithmonë distancë për të mos u pikasur nga Entjan Nikulaj. Për këtë aryse policia dhe prokuroria po kryen verifikime për disa automjete.

Rreth orës 9 të mbrëmjes në në vendin e  quajtur “Ura e trenit”, autorët kanë hapur zjarr mbi Entjan Nikulaj. Sipas hetimeve rezulton se ndaj tij kanë qëlluar dy persona me kallashnikovë, një i ulur në sendiljen e parë të BMË, ndërsa tjetri i ulur, pas. Pas ngjarjes, autorët u kthyen në drejtim të Fushë Krujës, ndërsa makinën e dogjën në afërsi të Rinasit.

40-vjeçari nga të shtënat, mori 7 plumba, ndërsa nuk mundi të mbijetojë pavarësisht se u dërgua nga spital me shenja jete.

Hakmarrja është pista kryesore që po ndiqet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt, i cili u vra më 19 prill në Shëngjin. Për këtë vrasje është akuzuar si urdhërues Edmond Haxhia, nip i fisit Lekstakaj.