I vunë flakën Kuvendit, zbardhen akuzat për deputetët e Foltores, Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Do referohen në SPAK

schedule12:18 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 12:18 - 4 Dhjetor, 2023

Policia e ka konsideruar vendngjarje atë që ndodhi me flakadantët që u hodhën në sallën e Kuvendit.

Specialisti i Hetimit të Krimeve nga Komisariati nr.1, specialistë të Krimit kibernetik nga Drejtoria vendore e Policisë dhe ekspertë kriminalist kanë ishin në sallën e Kuvendit dhe mblodhën prova.

Për dy deputetët e Foltores, Flamur Noka dhe Albana Vokshit, mbështetës të Sali Berishës, do të referohen materiale në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pasi ndezën flakadanë në seancën plenare të kësaj të hëne në Kuvend, por dhe u vunë flakën letrave.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se ndaj Nokës dhe Vokshit, janë dy akuza, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”, parashikuar nga nenet 150 dhe 282 të Kodit Penal.

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, djegëse apo radioaktive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!