Një çift në Uells kishte një predhë në kopshtin e tyre që e përdornin si dekor. Predha në pronësi të Sian dhe Geoffrey Edëards daton në fund të shekullit të 19-të. Ajo ishte gjetur nga banorët e mëparshëm të shtëpisë më shumë se 100 vjet më parë.
Siç raportohet nga BBC, çifti kishte besuar se ishte një predhë inerte pa ngarkesë shpërthyese. Por Ministria Britanike e Mbrojtjes konfirmoi se ishte një predhë detare që peshonte rreth 30 kg.
Zjarrfikësit mbërritën në shtëpinë e çiftit dhe gjetën predhën, por me ngarkesë minimale shpërthyese.
Ajo u dërgua në një vend të braktisur dhe shpërtheu pasi u mbulua me rërë.
/abcnews.al