Vetëm 17 minuta u kanë mjaftuar “bluve” të Chelsea, për të gjetur golin e parë të sfidës, ndaj “pulëbardhave” të Brighton, në përballjen që po zhvillohet në mitikun “Stamford Bridge”, në kuadër të javës së 14-të të Premier League.
Nga një “rrëmujë” në zonën kundërshtare përfiton mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez, i cili me një goditje të lehtë me kokë pas krosimit të Badiashile dërgon topin në rrjetën e Steele. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: