Era e fortë, pezullohen tragetet e linjës Durrës-Bari, ndalohet edhe flota e peshkimit

schedule09:29 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 09:29 - 1 Dhjetor, 2023

Është pezulluar linja e trageteve që operojnë në linjën Durrës-Bari, si pasojë e kushteve hidrometeorologjke të përkeqësuar. Forca e detit arrin deri në 8 ballë, me një lartësi dallge deri në 3.5 metra. Pezullimi i lundrimi u njoftua nga ana e kapitenerisë së Portit të Durrësit.

Krahas trageteve është ndaluar edhe lundrimi i anijeve tregtare si edhe flota e peshkimit që operon përgjatë bregdetit shqiptar. Ndërkohë Ekuipazhi i mjeteve lundruese është njoftuar që të marrin masa për sigurimin e tyre me qëllim shmangien e situatave dhe incidenteve detare përgjatë 48 orëve të fundit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!