Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi një takim këtë të enjte me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.
Gjatë takimit, Blinken bisedoi me Abbas për konfliktin në Gaza.
Blinken u shpreh se SHBA është e angazhuar për krijimin e shtetit palestinez.
“Unë fola me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas në Ramallah për konfliktin në Gaza dhe masat për të përmirësuar sigurinë dhe lirinë për palestinezët në Bregun Perëndimor. Unë përsërita angazhimin e SHBA-së për të avancuar krijimin e një shteti palestinez”, shkroi Blinken në plaftormën X.
I spoke with Palestinian Authority President Mahmoud Abbas in Ramallah about the conflict in Gaza and measures to improve security and freedom for Palestinians in the West Bank. I reiterated the U.S. commitment to advancing the establishment of a Palestinian state. pic.twitter.com/8WYzlqEYPj
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) November 30, 2023