Një admirues i njohur i Real Madrid, anësori 22-vjeçar gjeorgjian, Kvicha Kvaratskhelia, pati mundësinë të përballet mbrëmjen e djeshme me klubin spanjoll. Emri i tij është një nga ata që shfaqet në horizontin e bardhë dhe vetë babai i lojtarit e ka pranuar se ëndrra e tij është të luajë për “Los Blancos”.
“Për Kvicha është tepër e veçantë të luante kundër Real Madrid. Në familjen time të gjithë janë tifozë të Real Madrid, përveç meje. Kvara gjithmonë ka ëndërruar dhe ëndërron të luajë për “Los Blancos”. Unë jam i sigurt për këtë, ai është djali im dhe unë e njoh atë shumë mirë”, shprehek babai i Kvaratskhelia, talentit të Napolit./h.ll/abcnews.al