I aftë për të luajtur në të dy krahët e mbrojtjes, mbrojtësi i “Demave” të Torino dhe “Dardanëve” të Kosovës, Mërgim Vojvoda ka pësuar një aksident automobilistik, paraditen e kësaj të premteje, në Torino, ku automjeti i tip, tip, Mercedes-Benz është përplasur me një makinë të tipit, Jeep në rrugën “Galileo Ferraris”, në kryeqendrën piemonteze.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi të hetojë për shkaqet e aksidentit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediumeve italiane, makina e Vojvodës ka pësuar dëmtime të shumta. Gjithsesi vetë mbrojtësi i Kosovës ia ka hedhur paq, pasi është mbrojtur nga “air bag”-ët dhe ka dalë nga makina pa asnjë plagë, duke udhëtuar menjëherë drejt qendrës stërvitore të Torino, ku ka kryer edhe seancën e trajnimit nën urdhrat e Juriç.
Asnjë problem për fat të mirë për mbrojtësin Mërgim Vojvoda, që do të jetë në dispozicion të Torino edhe në sfidën e fundjavës përballë Atalantës së Berat Gjimshitit. /i.m /abcnews.al