Dy djem të moshave 15 dhe 16 vjet janë arrestuar nga autoritetet gjermane nën dyshimin se po planifikonin një sulm militant islamik, raporton “BBC” . Shënjestër ata e kishin një treg të Krishtlindjes apo një sinagogë. 15-vjeçari, gjermano-afgan nga qyteti perëndimor Burscheid, është arrestuar pasi i është bastisur shtëpia. Nuk është bërë i ditur serioziteti i komplotit që po bënin ata.
Policia dyshohet se intervenoi, pasi djemtë kishin caktuar një kohë dhe vend për sulmet.
“Dukej shumë konkrete”, ka thënë ministri i Brendshëm i North Rhine-Westphalia, Herbert Reul. “Ne kemi marrë informata nga jashtë për planet e mundshme për sulm”.
Prokurorët në dy shtetet doi të nisin tash hetimet. Reul ka thënë se është shënjestruar një treg specifik i Krishtlindjes.