Mahmoud Abbas bën thirrje për një konferencë ndërkombëtare për të mbrojtur palestinezët

schedule22:02 - 29 Nëntor, 2023

schedule 22:02 - 29 Nëntor, 2023

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka bërë thirrje për një konferencë ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e palestinezëve.

Ai apelin e bëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez.

“Rripi i Gazës është nën kërcënim ekzistencial pasi popullsia e tij civile po përballet me sulme të qëllimshme dhe sistematike. Ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund aneksimit të heshtur, praktikave të vendbanimeve dhe diskriminimit racor në të gjithë territorin e pushtuar Palestinez,” citohet të ketë thënë Abbas nga agjencia palestineze e lajmeve, WAFA .

“Është koha për të mbajtur një konferencë ndërkombëtare paqeje, për të imponuar vullnetin ndërkombëtar dhe për të njohur të drejtën e popullit tonë për të ekzistuar.”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!