Drejtoresha për promovimin e qytetit të Tiranës, Mirela Koçollari deklaroi se parada e shqiptarëve e mbajtur më 28 nëntor, për festën e Pavarësisë së Shqipërisë, shpalosi vlerat kombëtare.
Në një intervistë për ABC News, Koçollari tha se edhe këtë të mërkurë, 29 nëntor, festa do të vazhdojë në kryeqytet, ku do të mbahet koncert në Sheshin “Skënderbej”, që pritet të mbushet plot.
“Në fakt, ishte një paradë fansatike. Të gjithë kishim merakun se ishte menaxhimi i shumë njerëzve që vinin nga të gjitha trojet shqipfolëse, arbereshët gjithashtu, për t’iu bashkuar kësaj nisme fantastike, për të treguar vlerat tona kombëtare. Edhe koha ishte jo pak shumë në favorin tonë, nuk u dorëzuan të gjithë, kaloi pa asnjë incident. Sheshi është mbushur që tani, pa filluar zyrtarisht festa, kjo do të thotë që njerëzit kanë nevojë për art dhe kulturë. Kjo është një traditë që ne prej vitesh e festojmë. Donim të qëndronim me artistët lokalë, edhe të pronovonim potencialin e burimeve dhe të artistëve shqiptarë. Sapo mbyllen festat e 28-29 nëntorit, ne do të fillojmë në ditët e para të dhjetorit me ndezjen e dritave të pemës së Vitit të Ri. Më pas, me shtëpizat e Vitit të Ri, do të kemi koncert në vigjilje të Krishtlindjeve, deri më datë 31, në ndërrimin e viteve. Do të jetë ditë pas dite me evente të ndryshme.
Ka ndryshuar skema e turizmit tipik dhe kalendarit. Duke qenë që janë hapur një numër linjash ajrore dhe destinacioneve të ndryshme ka sjellë një numër të madh turistësh, jo vetëm gjatë verës, por i kemi pasur gjatë gjithë kohës. Ka një fluks të madh. I gjithë ky zhvillim, aktivitetet, linjat ajrore, puna e bashkisë dhe qeverisë, ka sjellë këto rezultate fantastike”, theksoi ajo./abcnews.al