Ndodh për herë të parë pas 3 dekadash.
Në Shkodër kremtohet zyrtarisht 29 nentori si Dita e Çlirimit.
Kryetari i bashkisë Benet Beci së bashku me zyrtarë të tjerë lokalë e qytetarë të Shkodrës nderuan të mërkurën kujtimin e të rënëve për lirinë e Atdheut duke vendosur kurora me lule në Varrezat e Dëshmorve.
Përfaqësues nga opozita nuk pati.
Festime e ceremoni zyrtare për ditën e çlirimit nuk ka pasur në Shkodër që prej vitit 1992.
Qyteti në tre dekada është drejtuar nga të djathtët të cilët nuk e njohin 29 nëntorin si datën e çlirimit të vendit.