Moti i keq ka përfshirë vendin ditët e fundit. Reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë. Gjithashtu rrëshqitje dheu janë rapotuar edhe në Klos –Qafë Buall.
Ndërsa në orët e para të mëngjesit, kanë nisur edhe reshjet e borës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ARRSH i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të pajisen me goma dimërore si edhe të respektojnë sinjalistikën.
Njoftimi:
Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshqitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastrimin e akseve Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale
Në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh,
Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës
Temperaturat kanë qenë në rritje Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
/abcnews.al/