Hamasi ka publikuar një listë me 30 persona që pret të lirohen nga burgjet izraelite këtë mbrëmje, në këmbim të rreth 10 pengjeve.
Lista përbëhet nga 15 gra dhe 15 fëmijë, shkruan Sky News.
“Hamasi u njofton bijve të popullit tonë palestinez që po lufton listën e të burgosurve meshkuj dhe femra të përfshirë në lirimin e sotëm, të martën, ditën e pestë të marrëveshjes së shkëmbimit”, thuhet në një deklaratë./abcnews.al