Artistja nga Kosova Arbnora Fejza Idrizi që synon sërish rekordin “Guinness”, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC foli për punën e saj për realizimin me mozaik të flamurit kuq e zi.
Artistja u shpreh se nuk ka qenë e thjeshtë për ta realizuar por dëshira për ta finalizuar ka qenë më e madhe, ndërsa thotë se kjo është dhurata e saj për shqiptarët për festën e Pavarësisë.
“Nuk ka qenë e lehtë por dëshira e madhe për nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë të realizoj një rekord të jashtëzakonshëm. Organizova punën me ekipin dhe shpresojmë që të vlerësohemi. Është dashur një punë intensive që gjithçka të jetë perfekt pasi edhe mënyra e realizimit ka qenë i vështirë. Për tri ditë më është dashur për të përfunduar. Me këtë projekt të jashtëzakonshëm kam dashur të uroj pavarësinë e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarë”, tregoi ajo.
/abcnews.al/