Një servis në Vlorë është përfshirë nga flakët. Servisi i përfshirë nga flakët ndodhet shumë pranë Sheshit të Flamurit. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe banesa pranë servisit.
Zjarrfikësit nga mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka rënë zjarr në një servis automjetesh.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
/abcnews.al/