Shqipëria feston 111 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në Ditën e Pavarësisë, zhvillohet për herë të parë “Parada e festës së Pavarësisë”, në Tiranë, e cila bën bashkë shqiptarët nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Parada parashikohet të nisë me 100 nxënësit e “shkollës kombëtare koreografike”. më pas Marshimi do të nisë nga Sheshi “Nënë Tereza, për të vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u përmbyllur në Sheshin Skendërbej.
Rreth 200 grupe artistike do të jenë të pranishëm, arbëreshët po ashtu që përfaqësohen nga 38 komuna grupe vallesh e këngësh. Pritet që të këtë event të jenë të pranishëm rreth 5 mijë persona. Ndërsa moti nuk është i favorshëm, reshjet nuk i kanë ndalur qytetarët të bëhen bashkë sot, për të festuar në këtë ditë të rëndësishme në Tiranë.
/abcnews.al/