“Shërbimet ruse të sigurisë duhet të marrin masa për t’iu kundërvënë programeve ushtarako-biologjike të Uashingtonit.”
Kështu u shpreh zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, shkruan Tass.
“Rrjeti i madh i biolaboratorëve amerikanë në vendet post-sovjetike përbën një rrezik serioz për interesat tona kombëtare. Duhet të merren masa të reja efektive, duke përfshirë agjenci të ndryshme dhe shërbime speciale. Nga ana tjetër, ne do të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendjen më të madhe zhvillimi i bioteknologjive moderne në Rusi”, tha ai gjatë takimit të parë të komisionit ndërdepartamental të Këshillit të Sigurimit për përballimin e kërcënimeve moderne ndaj biosigurisë.
Medvedev shpjegoi se Rusia u është drejtuar vazhdimisht homologëve të saj me propozime për këtë çështje.
“Uashingtoni vazhdon të zbatojë programe ushtarako-biologjike që synojnë krijimin e patogjenëve dhe mikroorganizmave artificialë veçanërisht të rrezikshëm. Në fakt, bëhet fjalë për marrjen e komponentëve të armëve biologjike,” tha ai./abcnews.al