Dy orë pas deklaratës së Korab Litës nga kryesia e Kuvendit, ka ardhur dhe reagimi i deputetit demokrat Kujtim Gjuzi. Nga kryesia e Kuvendit ai shprehu mbështetjen për deputeten demokrate Rudina Hajdari, ndërsa akuzoi se segmente të krimit të majtë dhe të djathtë se kërkojnë të përçajnë dhe mbajnë peng opozitën parlamentare.
“Kërkojnë të mbajnë peng opozitën parlamentare, dikush thotë jo opozita ere. Murrizi nxirret me Mimi Kodeli, duke pirë ndonjë gotë birrë. Ne e kemi mbrojtur institucionin e kuvendit nga PS dhe pallavrat e saj, të cilët sjellin një tjetër lajm që Rudina Hajdari nuk është më kryetare e grupit parlamentar demokrat. Kjo është diversion që segmente të krimit për 30 vjet kërkojnë të përçajnë të djathtën dhe të mbajnë peng të djathtën. Disa janë tanët, disa janë të infiltruar.
Ne jemi të gatshëm t’i themi shqiptarëve që Rudina Hajdari është qytetare shqiptare, amerikane e studiuar në Amerikë, është bija e Azem Hajdarit. Është zonjë e nderuar nuk mund të goditet.
Mjaft me më falangat e vjetra. Murrizi me mbështetje nga Balli Kombëtar është në kuvend dhe ne i dhamë mbështetje.
Mesa duket kryetari i kuvendit tenton të përçajë. Unë u them ndal atyre që kanë gjakosur bulevardin e Shqipërisë Ruçi i pari në Shkodër dhe Basha i dyti në Tiranë. Mjaft më me inskenime”. /abcnews.al