FIER– Mëngjesin e sotëm katër qytetarë janë lënduar në Fier, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe për pasojë makina përfundoi e përmbysur anës rrugës.
Abc News ka siguruar pamje nga vendi i aksidentit, ndërsa fatmirësisht katër qytetarët janë dërguar në spital dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./ abcnews.al