Janë porositur edhe eliminime nga burgu: Ismaili shpjegon si do të izolohen të dënuarit VIP

schedule11:07 - 15 Tetor, 2019

schedule 11:07 - 15 Tetor, 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është duke raportuar aktualisht para deputetëve të Komisionit të Sigurisë në Kuvend ku po shpjegon edhe se si do të implementohet sistemi “41 bis” që do të mundësojë një regjim më të rreptë për të dënuarit për krime të rënda.

“Janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Jemi gati të implementoj- më sistemin 41 bis në burgje. Synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Kemi 32 të ndëshkuar për thyerje të rregullave të burgut. Ka një ulje të të dënuarve në burgje.

Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve”, tha Ismaili ndërkohë që aktualisht është duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.