Shtyhet pretenca për Arbër Çekajn, shkak mungesa e avokatit

schedule10:31 - 15 Tetor, 2019

schedule 10:31 - 15 Tetor, 2019

Në gjykatën e krimeve të rënda është shtyrë seanca ku prokuroria do të jepte pretencen për Arbër Çekajn, i dyshuar si porositës i 613 kg kokainë të kapura në shkurt të vitit të shkuar në Maminas, pasi kishte hyre nga porti i Durrësit, të fshehura në kontenierin me banane nga Kolumbia.

Gazetarja e ABC News Glidona Daci raporton se pretenca u shty pas kërkesës së bërë nga avokati mbrojtës Maks Haxhiaj i cili është shtruar në spital.

Mësohet se Haxhia ka kërkuar që pretenca të shtyhet pasi ai nuk mund të jetë i pranishëm, për arsye shëndetësore.

Arbër Çekaj akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për trafik të lëndëve narkotike pasi në mars të 2018 u zbuluan në Portin e Durrësit 613 kilogramë kokainë.

Arber Çekaj u ekstradua disa javë më parë nga Gjermania, ku ishte arrestuar pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.

Për sasinë rekord të kokainës, u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi i kaminonit që transportoi kontenierin ku ishte fshehur droga nga porti i Durrës drejt Maminasit.

Në pranga përfundoi edhe menaxheri i “Arbri Garden” Donaldo Lusha. Procesi për Dosjen e 613 kg kokainë vijoi  me gjykim të shkurtuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!