Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad tha sot se armëpushimi që hyri në fuqi sot Gaza është një “pauzë e shkurtër”, pas së cilës Izraeli do të rifillojë operacionet me forcë të plotë ushtarake.
Deklaratat e tij erdhën ndërsa Izraeli po përgatitet të presë 13 pengje nga Gaza, në këmbim të lirimit të 39 të burgosurve palestinezë.
“Do të ketë një pauzë të shkurtër dhe më pas do të vazhdojmë të operojmë me forcë të plotë ushtarake.
Ne nuk do të ndalemi derisa të arrijmë qëllimet tona: të shkatërrojmë Hamasin dhe të kthejmë pengjet nga Gaza në Izrael, ka 240 pengje dhe kjo është diçka që ne nuk mund ta pranojmë dhe tolerojmë”, tha Gallad.
/abcnews.al