Hamas: Do të lirojmë të gjithë pengjet nëse Izraeli liron të gjithë të burgosurit palestinezë

schedule14:17 - 24 Nëntor, 2023

schedule 14:17 - 24 Nëntor, 2023

Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet nëse Izraeli liron të gjithë të burgosurit palestinezë. Ndërkohë, gratë palestineze të burgosura po transferohen nga një burg izraelit pranë Haifës në një qendër paraburgimi pranë Ramallah, përpara lirimit të tyre, sipas një raporti të Al Jazeera.

Ato pritet të lirohen si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushimi katërditor të ndërmjetësuar nga Izraeli dhe Hamasi që hyri në fuqi të premten në mëngjes.

Nga ana e tyre, Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se kanë përfunduar përgatitjet për pritjen e pengjeve. Në një përditësim në rrjetet sociale, ata thonë se janë përgatitur disa lokacione për transportin e tyre, si dhe për ndihmë psikologjike apo dhe mjekësore.

Pas pritjes dhe trajtimit fillestar mjekësor, pengjet do të transferohen në spitale në Izrael, ku do të priten nga të afërmit e tyre.

Ushtria izraelite publikoi gjithashtu foto të përgatitjeve, duke përfshirë imazhe të një këndi lojërash të ngritur për fëmijët, çanta me ato që dukej të ishin furnizime mjekësore ose të tjera humanitare dhe një helikopter ushtarak për të transportuar pengjet.

/abcnews.al