Ministrja e Jashtme japoneze Yoko Kamikawa njoftoi të premten se do të takohet për herë të parë me homologun e saj kinez shtunën, në një kohë tensionesh në rajon.
Takimi i Kamikawa me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi do të zhvillohet në Korenë e Jugut, ku të dielën do të ketë një bashkëpunim trepalësh mes ministrave të jashtëm të Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut me iniciativën e ministres së Koresë së Jugut Park Jin.
Takimi mes KamikaWa-s dhe Wang-ut u njoftua nga Ministria e Jashtme japoneze dhe është një hap i parë drejt afrimit mes dy fuqive të Lindjes së Largët pas tensionesh afatgjatë me çështje të tilla si Koreja e Veriut, Tajvani, stërvitjet japoneze me Forcat e armatosura amerikane, por edhe ujërat nga termocentrali bërthamor në Fukushima të Japonisë.
Të dielën, qyteti bregdetar i Koresë së Jugut, Busan, do të presë samitin trepalësh, me Seulin që ka shpresa të mëdha tek ky samit dhe gjithashtu mezi pret të presë një samit midis Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut, i pari në katër vjet.
Në fakt, synimi i koreano-jugorëve është rimëkëmbja e marrëdhënieve me Tokion, pas një periudhe të trazuar për shkak të konfliketeve të vjetra që datojnë që nga pushtimi japonez para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në të njëjtën kohë, tensioni i Pekinit me Seulin dhe Tokion nuk është ulur. Të tre vendet mbajtën për herë të fundit një samit në dhjetor 2019 dhe një takim ministror në gusht të të njëjtit vit, të dyja në Kinë.
Në përgatitje për samitin e nëntë trepalësh, të tre vendet pritet të shkëmbejnë pikëpamje mbi drejtimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, tha ministria e jashtme e Koresë së Jugut.
/abcnews.al