Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për mashtrim. Policia njofton se këta persona kanë tentuar të mashtronin një biznesmen duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik, me qëllim marrjen e një shumë të konsiderueshme parash.
Në pranga ranë Alban Gjoni, 19 vjeç dhe Rudor Balla, 25 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur një 25 vjeçar. Ata tentuan t’i marrin biznesmenit 50 mijë euro, duke iu prezantuar si përfaqësues të një personi publik. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.