Është shtyrë gjyqi ndaj Fredi Belerit. Gazetari Ermal Vija tha për ABC se nuk është gjetur dëshmitari Abdyl Rama, vëllai i Arsen Ramës, bashkëpunëtor i drejtësisë.
Ndërkohë seanca e radhës do të mbahet në 5 dhjetor në orën 15:00.
Ndërkohë që në nisje të kësaj seance Fredi Beleri ka hedhur akuza ndaj gjykatës. Sipas tij është shkelur Kushtetuta, duke akuzuar edhe për ndikim në këtë këtë çështje.
/abcnews.al/