Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet sot në Paris me ministrat e jashtëm të vendeve të Ligës Arabe dhe Organizatës për Bashkëpunimin Islamik.
Ata janë ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Nigerisë, Jordanisë, Indonezisë, Turqisë dhe Autoritetit Palestinez.
Siç njoftoi sot Elysee, zhvillimet në Lindjen e Mesme do të jenë në qendër të bisedimeve, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe.
/abcnews.al