Franca thirrje për kontrolle më të ashpra për ndihmat e BE-së për palestinezët

schedule10:40 - 22 Nëntor, 2023

schedule 10:40 - 22 Nëntor, 2023

Franca është në favor të kontrolleve më të forta për ndihmën e BE-së për palestinezët, edhe pse auditimet e fundit kanë treguar se Hamasi nuk ka përfituar nga asnjë prej këtyre fondeve.

“Ne jemi në favor të tyre ,” tha Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna, kur u pyet në lidhje me njoftimin e BE-së për mundësinë e kontrolleve më të rrepta në të ardhmen, veçanërisht në lidhje me rastet e mundshme të antisemitizmit.

“Ne folëm për to në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së të hënën në Bruksel, shtoi ajo. Megjithatë, Colonna theksoi se ” kontrollet e kryera vërtetuan se nuk dihet asnjë rast i përvetësimit të fondeve “.

Bashkimi Europian dha të martën dritën jeshile për të vazhduar ndihmën për palestinezët.

“Komisioni Europian bëri punën e tij. Prandaj ndihmat do të vazhdojnë dhe është e nevojshme që të mbërrijnë me lehtësi dhe në sasi më të madhe për shkak të situatës katastrofike humanitare ”, tha Colona.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!