Sopranoja e njohur, Eva Golemi ka rrëfyer në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News rrugëtimin e saj në muzikë. Ajo ka treguar se gjithçka ka nisur në moshë shumë të vogël dhe më pas ndoqi Liceun Artistik dhe Akademinë e Arteve.
Sakaq, Eva kujton dhe një moment kur që fëmijë dilte në tarracën e shtëpisë dhe këndonte, edhe fqinjët që e dëgjonin i thoshin që do të bëheshe këngëtare.
“Mbaj mend Mimin kam dëgjuar dhe imituar. I thash një ditë të bukur mamit që do të futem në Liceun Artistik për Kanto dhe duam të bëhem këngëtare, soprano. Punova për një vit rresht me mezosopranon e Teatrit të Operas dhe Baletit, Xhovana Dokën. Ka qene një mësim shumë frytdhënës dhe konkurova në Liceun Artistik. Aty fitova dhe aty nisi dhe rrugëtimi im i të kënduarit.
Mbase ishte fat, mbase ishte intuitë. Nuk e di. Mbaj mend që kemi pasur te gjyshja që nuk jeton më, një taracë te shtëpia private dhe unë hipja në taracë dhe këndoja. Të gjithë komshinjtë dëgjonin dhe thoshin: ‘Eva do bëhet këngëtare’ dhe me këmbëngulje ia arrita. Pastaj një mbështetje të madhe kam pasur në Akademinë e Arteve pedagogen time Shqipe Mingomataj, e cila bëri një punë të shkëlqyer me mua dhe nuk ia harroj, i jam mirënjohëse gjithë jetën”, rrëfeu Golemi./abcnews.al