KAVAJË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të martë në aksin rrugor Kavajë-Durrës. Një i ri, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur për vakjen një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë, viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është shoqëruar në komisarit dhe po merret në pyetje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën./ n.m.abcnews.al