U përfol për pankinën e Milanit, 55-vjeçari akord me skuadrën franceze

schedule15:12 - 14 Tetor, 2019

schedule 15:12 - 14 Tetor, 2019

Rudi Garcia i dha fund aventurës me Marseille 22 majin e kaluar. Trajneri francez shijoi pushimet në verë, ndërsa emri i tij qarkulloi për zëvendësimin e Marco Giampaolos te Milani.

Kuqezinjtë zgjodhën Piolin, teksa trajneri francez do të rikthehet në stol. L’Equipe raporton se 55-vjeçari është zgjedhja e drejtuesve të Lionit si pasardhës i brazilianit Sylvinho.

Rudi Garcia

Agjentët e Garcias kanë nisur negociatat me klubin francez gjatë paradites së sotme. Flitet për një kontratë deri në verën e vitit 2021, ndërsa nuk zbulohen detajet ekonomike.

Bisedimet janë në fazë të avancuar, akordi në parim është gjetur dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi përfundimtar. Vetë trajneri është parë në zyrat e Lionit dhe pret mbylljen e tratativave për t’u ulur në pankinën e klubit të Ligue 1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!