“PD distancohet nga dhuna në Kuvend”, Agalliu: Disa kanë probleme me drejtësinë dhe SPAK

schedule13:39 - 20 Nëntor, 2023

schedule 13:39 - 20 Nëntor, 2023

Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim për atë që ndodhi këtë të hënë në seancën plenare, ku përmes një deklaratë pohoi se distancohet nga dhuna e krijuar në Kuvend.

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu tha se në seancë do duhej të diskutohej për projektbuxhetin, por nuk u kuptua se kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën.

Ai theksoi se disa kanë halle e probleme personale me drejtësinë, sidomos me SPAK.

“Sot parlamenti i Shqipërisë do duhej të zhvillonte seancën më të rëndësishme të këtij viti. Sot në Parlamentin e Shqipërisë do duhej të diskutehej mbi projektbuxhetin. Të diskutohej mbi shpenzimet marramendëse të kësaj qeverie ku shumica e tyre shkojnë për PPP e koncesione korruptive dhe aspak për hallet dhe problemet reale të qytetareve. Sot në parlamentin e Shqipërisë nuk u kuptua kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën. Në të vërtetë, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAKUN, e disa të tjere përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024.

Te dashur qytetar! Janë rreth 7 miliard euro të cilat janë parashikuar të shpenzohen në 2024. Asnjë hapsirë e lejuar në seancë plenare dhe në komisione parlamentare për të diskutuar lidhur me këto shpenzime. Arsyeja është e qartë se kush e pengon dhe se kush i jep oksigjen kujt. Një skenar i përbashkët bllokimi. Partia Demokratike, distancohet fort nga dhuna dhe bojkoti. Partia Demokratike vijon në shërbim të qytetarëve, jo vetëm me dorëzimin e amendamenteve por edhe me denoncimin çdo ditë të këtij buxheti klientelist”, deklaroi Agalliu./abcnews.al