Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masat për ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqajn, i cili akuzohet për shperdorim detyre në lidhje me dosjen e sterilizimit.
Mbi ish-ministrin është vendosur ‘Detyrim paraqitje çdo të premte’ dhe ‘heqja e pasaportës’. I shoqëruar nga dy avokatët e tij, Beqaj ka pranuar masën.
Sakaq, për të njëjtën çështje, janë arrestuar ish -zv ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ata janë nën hetim për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh. Të dy ndodhen në qeli dhe gjykata u ka rrëzuar kërkesën për liri.
Hetimi për procedurën e dhënies me koncesion te sterilizimit te instrumentave mjekesore, trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale nisi mbi 3 vite më parë, pas regjistrimit te një procedimi penale për disa vepra penale; shpërdorim detyre, shkelje e barazisë ne tendera dhe Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë./abcnews.al