Njëzet e tetë foshnja të lindura para kohe, që u evakuuan dje nga spitali al-Shifa janë rrugës për në vendkalimin Rafah, në mënyrë që të marrin trajtim mjekësor në Egjipt, raportojnë mediat e huaja.
Zyrtarët shëndetësorë fillimisht thanë se gjithsej 31 foshnja ishin transferuar në mënyrë të sigurt në spitalin e Emirateve dhe nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me tre të tjerat.
Lëvizja e foshnjave është një përpjekje e përbashkët midis bamirësisë, OBSH-së dhe Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. Foshnjat do të trajtohen në spitalet egjiptiane.
Ndërkohë, pacientë të tjerë të plagosur rëndë mbeten të bllokuar në spitalin al Shifa, disa ditë pasi forcat izraelite hynë në kompleks./abcnews.al