Rama: Së shpejti çelet spitali i ri i kirurgjisë në QSUT

schedule12:41 - 14 Tetor, 2019

schedule 12:41 - 14 Tetor, 2019

Nuk është dhënë data e saktë, por koha e hapjes së Spitalit të ri të Kirurgjisë në QSUT duket se është e afërt. Lajmin kryeministri Rama ua dha të parëve studentëve të fakultetit të mjekësisë.

Në spitalin e ri të kirurgjisë një investim me vlerë 8.8 milionë euro, do të përqendrohet i gjithë shërbimi i kirurgjisë, përfshirë edhe urgjencën. Që shërbimi spitalor është më mirë sot se sa dje nuk vihet në dyshim nga kreu i qeverisë por nuk përjashton as zonat gri të sistemit shëndetësor.

Arsyeja e pse ndodhet në fakultetin e mjekësisë është nisja e ri e vitit akademik. Ministra e arsimit Besa Shahini kërkoi bashkëpunimin e të gjithë studentëve që sondazhet të mos kenë më nota negative me sistemin e arsimit.

Një këshillë shkon brez pas brezi në këtë fakultet. 14 tetori shënoi nisjen e vitit të ri akademik ku19 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditore./ABC News Albania