Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka sanksionuar 37 grupe ruse dhe 108 persona, duke përfshirë një ish-kryeministër dhe një ish-ministër arsimi dhe tha se ai synonte të luftonte rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina gjatë kohës së luftës dhe “terrorin tjetër rus”.
“Ne po rrisim presionin e shtetit tonë ndaj tyre dhe secili prej tyre duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë,” tha ai në fjalimin e tij të natës me video të shtunën, pasi zyra e tij lëshoi dekretet përkatëse me firmën e tij.
Zelensky tha në fjalimin e tij se lista përfshinte “ata të përfshirë në rrëmbimin dhe dëbimin e fëmijëve ukrainas nga territori i pushtuar” dhe individë që “në mënyra të ndryshme ndihmojnë terrorin rus kundër Ukrainës”./abcnews.al