KAMËZ- Teksa orët kalojnë, grupi hetimor ka administruar të tjera të dhëna për shpërthimin e lëndës eksplozive në ambientet e një lokali në qytetin e Kamzës.
Kamerat e sigurisë se një biznesi ngjitur kanë kapur edhe momentin e vendosjes së tritolit. Kamerat janë administruar nga policia e komisariatit nr.5
Në kamera shihet një makinë në dukje “Audi”, që ndalon pranë lokalit një nga autorët i maskuar e ndez fitilin e lëndës eksplozive në makine zbret nga makina dhe më pas e hedh pranë biznesit “Olti bar Lounge”.
Pas kryerjes së aktit kriminal, autorët janë larguar me makinë. 24-vjeçari Oltjon Muçaj, i cili kishte nën administrim lokalin, ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund t’ia ketë bërë këtë. Në deklaratat e para ai ka thënë se nuk ka konflikte./ abcnews.al