VIDEO/ Dalin pamjet: Momenti kur forcat e Asadit futen në veri, Erdogani kërcënon me përgjigje ushtarake

schedule10:37 - 14 Tetor, 2019

schedule 10:37 - 14 Tetor, 2019

“E kemi marrë vendimin dhe kështu do ta çojmë deri në fund atë siç e planifikuam në fillim”.

Kështu i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve presidenti turk Erdogan mbi futjen e ushtrisë së Asadit në zonat kurde të Sirisë pas marrëveshjes në orët e vona të ditës së djeshme, si një përgjigje ndaj ofensivës së Turqisë në këtë zonë.

Turqia ka plan që të futet 31 kilometra në thellësi të territorit sirian për të parandaluar sipas saj forcat kurde që të krijojnë një korridor terrori në kufijtë e këtij shteti.

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme, pas marrëveshjes me kurdët, ushtria e Asadit ka filluar futjen në veri.

Nga burime lokale mësohet se forcat e Asadit janë futur tashmë në Raqqa, dikur kryeqyteti i të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe po vijojnë në drejtim të Menbiçit dhe Kobanit, një qytet kurd në kufi me Turqinë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme zëdhënësi i ushtrisë së Asadit tha se ata do të mbronin me çdo çmim vendin e tyre nga një pushtim i jashtëm duke dhënë mesazhe të drejtpërdrejta për një përplasje me Turqinë nëse do të jetë nevoja.